Për të nuk janë asgjë/Georgina Rodriguez shpenzon miliona euro vetëm për një veshje!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për të nuk janë asgjë/Georgina Rodriguez shpenzon miliona euro vetëm për një veshje!

Shumica prej nesh e njohin Georgina Rodriguez si partneren e një prej futbollistëve më të njohur në botë por pavarësisht kësaj ajo është një nga modelet dhe influencueset më të ndjekura në botë, ka një stil mjaft të veçantë dhe është gjithmonë në syrin e kamerave dhe paparacëve. Nëna e trashëgimtarëve të CR7 i ka habitur të gjithë me një veshje mbi 2 milionë euro. Spanjollja bëri një shëtitje nëpër rrugët e Manchesterit me një fustan blu, i cili vinte në pah linjat sensuale të trupit të saj, por që la pa frymë kur u mësua çmimin e gjithçkaje që kishte veshur.

Në foton e shpërndarë nga Georgina në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ajo shihet në hyrje të vilës së saj në Manchester, e veshur me një fustan blu Stella McCartney me vlerë 1900 euro. Për të kompletuar veshjen disa sandale nga LeSilla për 765 euro dhe një çantë Birkin 35 mykonos Hermes me lëkurë krokodili për 94.000 euro. Ndër aksesorët e zgjedhur nuk munguan edhe disa bizhuteri shumë të çmuara: një unazë diamanti me safir me vlerë 800 mijë euro dhe një Cartier me vlerë 700 mijë euro. Veshja u pasurua me një orë Rolex me vlerë 550.000 euro, për të qenë më të saktë, është një flori i bardhë 18 karatësh GMT Master II, i zbukuruar me diamante.

Duke mbledhur koston e të gjitha veshjeve dhe aksesorëve të zgjedhur nga partnerja e Cristiano Ronaldos, Rodriguez kishte veshur gjithsej 2.146.665 euro.

Rikujtojmë gjithashtu se para pak kohës Georgina u bë kryefjala e mediave online në botë për shkak të formave të saj trupore gjatë pushimeve në Ibiza. Vetë modelja bukuroshe zgjodhi që të reagonte ndaj komenteve bullizuese dhe të vendoste pikat mbi ‘i’ në lidhje me trupin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64363 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE