“Çelja e negociatave me BE nuk është për shkak të luftës në Ukrainë”/Bettel dhe Rama zhvillojnë konferencën e përbashkët për shtyp!

vovalbania August 26, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
“Çelja e negociatave me BE nuk është për shkak të luftës në Ukrainë”/Bettel dhe Rama zhvillojnë konferencën e përbashkët për shtyp!

Kryeministri Rama ka pritur ditën e sotme në një vizitë zyrtare homologun e tij nga Luksemburgu Xavier Bettel, me të cilin mbajtën një konferencë për shtyp pasi përfunduan takimin. Gjatë fjalës së tij kryeministri Bettel u shpreh se ndan të njëjtat pikëpamje me Shqipërinë për tensionet që janë krijuar në Europë ku tha se Ballkani shihet si një fuçi baruti por nuk mund ti lejohen tensione shtesë.

I pyetur nëse mund të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Bettel u shpreh se kriteret janë të caktuara dhe nuk mund të ndryshojnë në asnjë rrethanë. Ai shtoi se hapja e negociatave, është një meritë e Shqipërisë dhe nuk mund ti humbasin meritat duke e justifikuar me luftën në Ukrainë.

Rama: Luksemburgu është një vend shumë i vogël në përmasa, por me një peshë shumë të madhe, njësoj si floriri. Dum të kemi këtu më shumë interes dhe aktivitet nga kompanitë e Luksemburgut. Kryeministri ka propozuar që të zhvillojmë edhe një takim me dhomën e tregtisë dhe është shumë e rëndësishme ti ftojmë e të kapërcejmë barrierën e përceptimit që i pengon rëndomtë të tjerët të vijnë në Shqipëri. Dua të shtoj edhe një fakt tjetër që në Luksemburg ka një komunitet shumë të respektuar, ashtu sikundër dua të mbyll këtë fjalë me një falenderim për kryeministrin për interesimin e tij për rajonit. Luksemburgu është një zë i rëndësishëm në tryezën e Europës.

Xavier Bettel: Më kujtohet para shumë vitesh kur isha në universitetin e Selanikut, dhe aty e jetova këtë rajon. Mund ti jetojmë gjërat nga librat por ta jetosh situatën është ndryshe. Rruga që keni bërë që në ato vite është për tu admiruar. Unë u vonova pak për të ardhur në Tiranë por shpresoj që ju të vini shumë shpejt në Luksemburg. Janë disa itinerare kulturore që po bashkëpunojmë bashkë por do të shohim si mund të ketë mundësi për studentët dhe univeristetet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut. Edhe turizmi është një pikë kyçe ku mund të bashkëpunojmë. Europa është një projekt paqeje, sot përgjigja e çdo gjëje janë takimet e shkëmbimet mes njëri-tjetrin. Kur detyrat janë bërë duhet të njohësh dhe të thuash po, duhet të bëjmë përpara. Disa vende ishin të ngadalta, por për mua është e rëndësishme që të ecet përpara. Të mos harrojmë që në ’57 kur ishte traktati i Romës, Franca dhe Gjermania ishin armiq, dhe që ka ajo kohë arritëm të kemi paqe. Pra kjo është BE , në atë kohë përgjigja ishte arma sot janë shkëmbimet respekti. Edi është dikush që i thotë gjërat dhe ne nuk mund thjeshtë të ngushëllojmë kur na kërkon diçka. Nuk mund të trajtojmë një vend në këtë mënyrë kur detyrat janë bërë duhet ta njohësh dhe të thuash po do të bëjmë përpara. Nuk duhet të jetë thjeshtë një sallë pritje por në këtë parafamilje duhet të gjejmë format se si të jemi pjesë, të kemi diçka ku të ecim para në interesa të përbashkëta. Meqë ju thamë që salla e parë e pritjes u krye tani jeni ë sallën e dytë. Ballkani ka qenë një fuçi baruti për kontinentin tonë dhe duhet ta shmangim. E di që Kosova dhe Serbia po diskutojnë sot, por duhet të bëjnë përpara nuk duhet t’i lejojmë vetes tensione shtesë. Sovraniteti nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Duhet të gjejmë zgjidhje.

Kriteret do të qëndrojnë, ajo që mund të shohim të bëjmë, si mund të punojmë më ngushtësisht. Por nuk mund të themi që për shkak të luftës të kapërcejmë kriteret e Kopenhgaenit. Gjithashtu nuk do doja të thuhej se Shqipëria e ka marrë statusin për shkak të luftës në Ukrainë, justifikim për një anëtaresim. Kemi kritere, kriteret janë plotësuar. Gjithë puna e bërë nga qeveria Rama, u pranuan sepse bënë atë që duhej bërë”

Në përfundim, Rama falënderoi Bettel për gjithçka ka bërë pa u kursyer në mbështetje të Shqipërisë dhe për rolin e tij të veçantë në procesin e bindjes së të gjithë aktorëve të tjerë të BE-së për të dhënë më në fund miratimin për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Këtë e konsideroj realisht arritje të përbashkët me të gjithë ata në ne që na ndihmuan që përveçse të kryejmë detyrat e shtëpisë, edhe të kapërcejmë barrierën e problematikave brenda vetë BE-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65119 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE