Shteti që pritet të ndalojë shitjen e makinave vetëm me karburant brenda 2035!

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shteti që pritet të ndalojë shitjen e makinave vetëm me karburant brenda 2035!

Kalifornia është duke menduar të ndalojë shitjen e makinave që përdorin vetëm karburant brenda vitit 2035, duke hedhur në këtë mënyrë një hap të rëndësishëm në përballjen e sfidës të ndryshimeve klimaterike. Rregullat e reja kanë si synim të detyrojnë prodhuesit e makinave që të përshpejtojnë futjen në treg të makinave të reja më miqësore me ambientin.

Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme për Kaliforninë, që është shteti me popullsinë më të madhe në SHBA dhe një ndër ekonomitë më të mëdha në botë. Nën këto rregulla të nxjerra nga Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë, 35% e makinave të reja që do të shiten në shtet duhet të jeni elektrike, hibride apo me hidrogjen brenda vitit 2026. Më pas, kjo sasi do të rritet me 68%, brenda 2030 dhe 100% në 2035.

Kreu i Bordit, Laine Randolph e konsideroi këtë vendim si një moment historik për Kaliforninë, shtete që e rrethojnë dhe madje për mbarë botën në synimin për zero ndotje në të ardhmen. Rritja e çmimit të karburantit e ka bërë për të gjithë të vështirë mbajtjen e makinës personale. Por ka një arsye shumë serioze pse nuk duhet ta lëmë serbatorin me sasi të vogla karburanti për një kohë të gjatë. Përhapja e makinave me sisteme hibride (elektrike), nxjerr në dritë një situatë për të cilën shumë shoferë nuk janë në dijeni.

Domethënë fakti që benzina apo nafta “plaket” nëse qëndron në serbator për një kohë të gjatë. Gjatë këtyre viteve fokusi është kthyer tek makinat elektrike dhe Norvegjia ka qenë një prej shteteve pjesë e këtij super revolucioni. Kanë bërë disa politike vërtet miqësore për blerësit e këtyre makinave, e ndoshta edhe duke e dëmtuar pak ekonominë, gjë që solli shkurtimin e disa stimujve. Megjithatë edhe importuesi zyrtar i Volkswagen është i gatshëm që ta ndërmarr hapin e radhës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE