“Unë dhe ti”, Morena Taraku shton dyshimet për një romancë të re në postimin më të fundit!

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unë dhe ti”, Morena Taraku shton dyshimet për një romancë të re në postimin më të fundit!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Por një postim i fundit në Instastory-n e bukuroshes na bëri të dyshojmë me të vërtetë shumë. Teksa vetëm para pak ditësh ndau me ndjekësit një foto ku shfaqej duke mbajtur një buqetë me trëndafila në dorë dhe një foto ku duket rripi i pantallonave të një djali.

E Morena vazhdon të ngrejë dyshimet me postimet e saj, teksa të njëjtën gjë ka bërë dhe pak minuta më parë ku teksa ka postuar një rrugë shumë romantike të mbuluar me drita dhe krahas ka shkruar: “Unë dhe ti”.

Epo, Morena duket se po e pranon se është në një romancë të re..

Bukuroshja njihet për lidhjen e saj të fortë me Turqinë ku atje ka dhe biznesin e saj, një qendër estetike. Edhe më herët mediat e portale turke kishin shkruar për Morenën tonë por në rolin e biznesmenes, ndërsa këtë herë disa lajme pak më personale. Teksa kanë treguar disa foto ‘paparazzi’ që janë shkrepur teksa ajo ecën dorë për dore në rrugë me të atin, portalet kanë shkruar për marrëdhënien e fortë dhe të bukur që kanë, gjë që Morena nuk ngurron ta tregojë asnjëherë në rrjete sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE