“Një nënë që ushqen fëmijët me çokollata”/Ornella Muti shpërthen kundër blogeres Chiara Ferragni!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Një nënë që ushqen fëmijët me çokollata”/Ornella Muti shpërthen kundër blogeres Chiara Ferragni!

Aktorja Ornella Muti nuk është aspak dakord me zgjedhjen e Sanremos për të pasur blogeren e famshme Chiara Ferragni-in si një nga prezantueset. Aktorja, një vegjetariane dhe aktiviste e mjedisit, ka akuzuar influencuesen për modele të gabuara të stilit të jetesës. Ornella është strikte kur vjen puna te tema e të ushqyerit të shëndetshëm dhe po zhvillon një betejë kundër ushqimit që sipas saj është i padëshiruar.

Sipas saj, Chiara Ferragni është një stereotip i gabuar duke propozuar modele të jetës që nuk janë aspak të shëndetshme. Në një intervistë për “Il Mattino” me rastin e Festivalit “Villamare Film & Friend”, aktorja ka deklaruar se nuk është aspak dakord me zgjedhjen e drejtorit artistik.

Duhet të lëmë një botë më të mirë, është një betejë në të cilën besoj. Vitin e ardhshëm me Amadeus-in do të jetë Chiara Ferragni, një influencuese e madhe që shfaqi foton e djalit të saj me çokollatat “Kinder”. Cila nënë do të donte t’i shihte fëmijët e saj të rriteshin me ushqime të pashëndetshme dhe Coca-Cola? Unë ushqehem shëndetshëm. Unë jam vegjetariane, kujdesem për veten, gjithmonë me produkte natyrale dhe merrem me sport.

Ndërkohë që nga ana e Chiara-s nuk ka pasur asnjë reagim. Ka qenë Fedez ai që ka publikuar disa foto teksa e bija është duke ngrënë ëmbëlsira.

Siç të gjithë e dini Chiara Ferragni është një blogere, biznesmene, stiliste dhe modele italiane e cila ka bashkëpunuar me markat më në zë të modës dhe bukurisë përmes blogut të saj “The Blonde Salad”. Në shtator 2017, Ferragni u rendit e para në listën e Forbes si “Top Fashion Influencers”. Le të përpiqemi të kuptojmë se si ka ardhur evolimi i saj për të arritur deri këtu. Gruaja dhe influencuesja më e famshme në Itali ishte bërë markë edhe para martesës me këngëtarin e famshëm italian Fedez.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48275 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE