Vaksina kundër COVID-19 bëhet ‘sebep’, Moderna padit Pfizer&BioNTech!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vaksina kundër COVID-19 bëhet ‘sebep’, Moderna padit Pfizer&BioNTech!

Kompania farmaceutike Moderna bëri të ditur në një deklaratë të fundit se do padisë kompaninë Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale gjatë zhvillimit të vaksinës së parë për COVID-19 të miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompania amerikane farmaceutike dhe bio-teknologjike me qendër në Kembrixh, Masaçusets, pretendon se rivalët e saj kopjuan teknologjinë që Moderna zhvilloi vite përpara pandemisë.

Drejtoresha ekzekutive e Moderna-s, Stephane Bancel deklaroi:

Ne po i ngremë këto padi për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA që ne nisëm të zhvillonim, investuam miliarda dollarë në krijimin e saj dhe e patentuam atë gjatë dekadës para pandemisë së COVID-19.

Vetëm një dekadë nga themelimi i saj, kompania Moderna është inovatore në teknologjinë e vaksinës së tipit “MRNA”, e cila funksionon duke u mësuar qelizave njerëzore se si të prodhojnë një proteinë që shkakton një përgjigje të sistemit imunitar. Teknologjia ndihmoi në përshpejtimin e procesit të miratimit për vaksinat që zakonisht duhen vite për t’u përfunduar dhe mundësoi që vaksina ndaj COVID-19 të zhvillohej në një kohë të shkurtër.

BioNTech me bazë në Gjermani kishte punuar gjithashtu në këtë fushë kur ishte në partneritet me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave dha autorizimin e përdorimit të menjëhershëm për vaksinën Pfizer fillimisht në dhjetor 2020 duke i dhënë më pas dritën jeshile vaksinës të prodhuar nga Moderna një javë më vonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64363 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE