Dikur talli nipin e tij pasi ishte veshur si princeshë, fansat ia kthejnë ‘me të njëjtën monedhë’ Lewis Hamilton!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dikur talli nipin e tij pasi ishte veshur si princeshë, fansat ia kthejnë ‘me të njëjtën monedhë’ Lewis Hamilton!

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, njihet si një person që i pëlqen të eksperimentojë me veshjen, por këtë herë ai është bërë objekt tallës nga fansat e tij dhe jo vetëm. Ylli i F1 është fotografuar para Çmimit të Madh të Belgjikës në F1 me një veshje të veçantë, teksa mbante në kokë një kapuç ngjyrë rozë, i stiluar në mënyrë të çuditshme. Të menjëhershme kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, kur janë shpërndarë fotot. Shumë kanë shkruar se kapuçin ia ka bërë nëna e tij. Ju çfarë mendoni?!

Rikujtojmë, se Lewis ka reflektuar për një incident të disa viteve më parë, kur u përball me reagime të ashpra pasi u shfaq duke tallur nipin që kishte veshur një ‘fustan princeshe’. Ylli i F1, kërkoi falje në atë kohë dhe u shpreh se thjesht kishte bërë shaka. Mesa duket ajo kohë kaloi, por fansat nuk harrojnë dhe nuk kanë ngurruar që të tallen me kapuçin e Lewis.

Sjellim në vëmendje se një vit më parë, Lewis Hamilton mori një tjetër titull. Piloti britanik i Mercedes-it, një legjendë e gjallë e garave të shpejtësisë, mori një vlerësim të jashtëzakonshëm në vendlindje. Princi Charles i Uellsit, i dha titullin “Sir” 37-vjeçarit, si shenjë vlerësimi për arritjet e jashtëzakonshme në sport. Hamilton bëhet piloti i katërt i Formula 1 që fiton titullin “Sir”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE