Jo një thesar monedhash floriri, por një thesar kockash! Të riut nga Portugalia i ndodh e pazakonta!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo një thesar monedhash floriri, por një thesar kockash! Të riut nga Portugalia i ndodh e pazakonta!

Të ndërtosh shtëpinë tënde duke gjetur një thesar. Jo një thesar monedhash floriri, por një thesar kockash, që ndoshta nuk do të pasurojë pronarin e shtëpisë, por do ta fusë atë në librat e historisë. E gjithë kjo i ka ndodhur një të riu nga Portugalia, që gjatë gërmimeve për ndërtimin e shtëpisë së tij, në 2017, vuri re fosile të ndryshme që vinin në dritë.

Kur këto fosile, copëza të një historie të harruar me vijim e gërmimeve merrnin forma dhe dimensione gjithmonë e më të mëdha, ai pezulloi punimet duke kontaktuar autoritetet. Nga ai moment, kantierit me punëtorë iu zëvendësua ai me arkeologët e universitetit të Lisbonës, që me vite po punojnë në atë sitë, mund i shpërblyer me një nga zbulimet më të bujshme të viteve të fundit.

Bëhet fjalë për skeletin masiv të një dinozauri gjigant, një sauropod, kafshë e butë vegjetariane, që dimensionet e mëdha e bënin pothuajse të pamposhtur edhe nga grabitqarët e shumtë të epokës ku jetonte, diku midis 160 dhe 100 milionë vite më parë. Skeleti, i gjetur në një pozicion tejet të veçantë që ka mundësuar një konservim të shkëlqyer, sipas arkeologëve mund të jetë më i madhi i gjetur ndonjëherë në Europë dhe nga më të mëdhenjtë e gjitha kohërave. Kockat i përkasin një qenie të gjatë rreth 24 metra dhe e lartë 13, por surpriza të tjera mund të ndodhen në atë pjesë toke që ishte menduar për një banesë anonime, dhe që tani është shndërruar në një muze në qiell të hapur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47412 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE