Një fillim shumë i veçantë për të birin, Elita Rudi emocionon me postimin në rrjete sociale!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një fillim shumë i veçantë për të birin, Elita Rudi emocionon me postimin në rrjete sociale!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instastory një foto të vogëlushit të saj, Zërit i cili do të nisë shkollën e ky padyshim për çdo fëmijë është një fillim i ri dhe padyshim të gjithë prindërit ndihen krenarë për këtë. Në këtë ditë kaq të rëndësishme për të voglin e saj dhe mami Elita nuk na e kurseu një postim.

Së fundmi Elita na ka treguar se përveç televizionit do të angazhohet edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Bukuroshja ka postuar disa foto në Instastory dhe na ka treguar se po punon për këtë projekt të saj në Itali që do të mbajë produkte make up-i.

Në disa nga postimet e prezantuese janë vënë re komentet e ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65143 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE