Jamie Foxx dhe Snoop Dogg kthehen në hit në Netflix, filmi i tyre rezulton më i ndjekuri në platformë!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jamie Foxx dhe Snoop Dogg kthehen në hit në Netflix, filmi i tyre rezulton më i ndjekuri në platformë!

Komedia aksion, “Day Shift”, është filmi më i ndjekur në Netflix në javën e fundit. Shikuesit nga e gjithë bota kaluan më shumë se 63 milionë orë në ditët e fundit duke ndjekur këtë film me personazhet kryesore, Jamie Foxx dhe Snoop Dogg.

“Day Shift” është një komedi aksion me regji të J. J. Perry, që është dhe filmi debutues i tij, me skenar nga Tyler Tice dhe Shay Hatten. Ngjarja e filmit ndjek Bud Jablonski, të luajtur nga Jamie Foxx, një njeri familjar, puna e të cilit dikur ishte të gjuante vampirët dhe të shiste dhëmbët e tyre.

Pasi gjendet në një situatë të vështirë jete, ai detyrohet të kthehet në punën e vjetër, ku ndihmohet nga miku i tij i vjetër, Big John Elliott, i luajtur nga Snoop Dogg. Shikuesit i dhanë “Day Shift” një vlerësim 6.1 në IMDb, ndërsa kritikët ishin të ndarë në vlerësimet e tyre.

Së fundmi aktori i njohur Jamie Foxx ka zbuluar se ai nuk dëshiron të martohet kurrë. Komediani dhe në të njëjtën kohë edhe këngëtari është shprehur se nuk e pëlqen atë stilin e jetës ku i duhet që të kujdeset për fëmijët apo që duhet të qëndrojë në shtëpi. Meqenëse Foxx nuk u martua kurrë, ai beson se marrëdhënia e tij edhe me Corrine Foxx dhe Annalize Bishop, u përmirësua vetëm për këtë arsye.

Tani dy ikonat e hiteve Eminem dhe Snoop Dogg po i japin sagës së njohur të NFT dhe Fred një tjetër këndvështrim për bitcoin-et. Për bashkëpunimin e tyre të ri “From the D 2 the LBC”, reperët lançuan një video muzikore që duket pak a shumë si një reklamë e Super Bowl për Bored Ape Yacht Club. Në fakt të dy, edhe Snoop dhe Eminem janë anëtarë të klubit, ku i pari publikoi një këngë të quajtur “BAYC” për sipërmarrjen në fillim të këtij viti. Kënga e re tashmë është kthyer në një sukses të jashtëzakonshëm sepse në më pak se 24 orë numëron mbi 4,2 milion klikime në YouTube

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE