Më inteligjenti në botë, 11-vjeçari me autizëm “lë në hije” Ajnshtajnin dhe Hawking!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më inteligjenti në botë, 11-vjeçari me autizëm “lë në hije” Ajnshtajnin dhe Hawking!

Një djalë 11-vjeçar me autizëm është ftuar të bashkohet me ‘Mensa’-n (shoqata më e vjetër me koeficientët më të lartë të inteligjencës), pasi mori rezultatin maksimal në një test inteligjence, më i lartë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking. Gjeniu Kevin Sweeney, që në moshën 6-vjeçare dinte të gjithë tabelën periodike dhe mund të lexonte para se të niste shkollën fillore. Ai shënoi koeficientin më të lartë për një djalë të moshës së tij, IQ 162 (duke lënë pas Elon Musk, Albert Einstein and Stephen Hawking).

Kevin listohet në 1% të njerëzve më inteligjentë në botë dhe ishte fëmija i vetëm në testin e 16 korrikut me pikët më të larta. Babai Eddie Sweeney, 40 vjeç dhe mamaja Laura, 39 vjeçe, krenarë për djalin e tyre, thanë se ata e kanë ditur gjithmonë se Kevin ishte gjeni.

Gjatë testimit të inteligjencës, i ati i Kevin thotë se nuk kishte fëmijë të tjerë, të gjithë ishin të rritur:

Ne menduam se ai mund të tronditej duke qenë me të gjithë të rriturit aty, por ai thjesht po bisedonte me të gjithë duke thënë ‘përshëndetje, unë jam Kevin’. Jeta ka sfidat e saj për Kevinin dhe ne me të vërtetë duam të ndihmojmë në maksimizimin e potencialit të tij dhe t’i japim atij çdo mundësi në jetë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65490 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE