Ngjarjet e fundit kriminale në vend/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano!
Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra e drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Vendimi është bëri i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë, që thotë se vjen pas situatës në vend.
Sot qeveria mori vendim për shkarkimin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mosrealizim të objektivave që kishim vënë për drejtorin e policisë. Kryesisht lidhet me situatën në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë të policisë. Detyrat për momentin do t’i marrë nëndrejtori i Policisë deri në emërimin e drejtorit të ri.
Çuçi para gazetarëve ka theksuar se shkarkimi i drejtorit të policisë, Gledis Nano ka ardhur pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë. Po ashtu Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se është emëruar Oljan Tanushi si nëndrejtor i SHISH.
📍Kryeministria – VENDIMET E QEVERISË SOT🗃
📍Kryeministria – VENDIMET E QEVERISË SOT🗃#TëBashkuarJoTëNdarë🫶#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️
Posted by Edi Rama on Wednesday, August 31, 2022