Ballkani i Hapur, në Beograd mbahet ‘Panairi i Verës’, Rama: Do të flasë në gjuhën time “të çuditshme”….

vovalbania September 01, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Ballkani i Hapur, në Beograd mbahet ‘Panairi i Verës’, Rama: Do të flasë në gjuhën time “të çuditshme”….

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd ku po mbahet Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Në pamje duket se Rama është ulur pranë presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur përmes batutave në Panairin e Verërave në Beograd, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit. Rama tha se do të flasë në gjuhën tij të çuditshme, pasi nuk e njeh gjuhën e çuditshme serbe. “Vendos të mos e përdor fjalën që ka përdorur ekipi im, sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë që në epokën e bronzit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë se kush e ka marrë i pari të drejtën që të jetojmë në këtë vend” tha ndër të tjera kreu i qverisë shqiptare.

“Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Vendos mos e përdor fjalën që ka përdorur ekipi im, sepse fillonte me shprehjen qe ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë që në epokën e bronzit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë se kush e ka marrë I pari të drejtën që të jetojmë në këtë vend. Asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër. Si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Europës. Të jetojmë në paqe apo të hedhim gurë njëri-tjetrit. Sot janë 22 prodhues nga Shqipëria, ndërkohë që në Shqipëri çdo vit rrit me 10% sipërfaqja e vreshtave.Besoj se u kemi dhënë mundësi që jo vetë të shkëmbejnë eksperiencat me njëri-tjetrin po u kemi dhënë mundësi krijuesve dhe tregtarëve të verës të shikojnë kaq shumë udhëtime në një kohë të madhe për t’u shikuar. Këtë panair synojmë që çdo vit duke e spostuar nga njëri vend në tjetrin. Dhe ndërkohë, sot ne kemi një vëllim tregtar mes tre vendeve tona i cili është nga afro 60 milionë në afro 100 milionë. 36 mijë euro më shumë se një vit më parë. Këto janë vetëm hapat e parë të vazhdueshëm. Ashtu sikundër ekspertet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit, afro 30% edhe në RMV. Të gjitha këto dhe të tjerat na mjaftojnë ta çojmë përpara këtë nismë. Nismë jo e jona, por që u takon njerëzve, të gjitha atyre që ofrojnë, eksportojnë, zhvillojnë industrinë, vizitojnë vendet tona, vajzat dhe djemve të reja te të rinjve të vendeve tona. Shpresoj që kjo t’iu pëlqejë ndryshe nga rrugët e mbyllura të së shkuarës. Ballkani Hapur është më shumë ekonomi, apo ekonomi, është projekti paqeje dhe është një projekt bashkëjetesë. Kjo lagje e vogël e evropës të bëhet më shumë vendi i të ardhmes për rininë tonë” tha Rama.

Panairi Ndërkombëtar i Verës do të eskpozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur. Panairi do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon me qëllim promovimin e kombinimit unik të shijeve dhe aromave që përfaqësojnë frymën e Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e tij të varieteteve. Në panair do të prezantojnë produktet e tyre edhe kompani europiane dhe botërore, lider në vreshtari dhe prodhimin e verës. Më shumë se 250 ekspozues nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Italia, Spanja, Franca, Turqia, Argjentina, Kalifornia, Afrika e Jugut, etj, do të jenë pjesë e tij.

lajm në përditësim…..

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45347 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE