Donaldi dedikon këngë Borës në përvjetorin e tij të lindjes, fansat nxjerrin nga arkiva fotone e Beatrix me aktorin para ndarjes(FOTO)

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donaldi dedikon këngë Borës në përvjetorin e tij të lindjes, fansat nxjerrin nga arkiva fotone e Beatrix me aktorin para ndarjes(FOTO)

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix po vijon të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në mediat rozë.

Në ditën e tij të lindjes, aktori ka publikuar një këngë me titullin “Hesht” e cila duket se është një dedikim për dashurinë e tij të deklaruar, dhe Bora duket se është shkrirë.
Ajo e fundit nuk ka bërë asnjë dedikim për ditëlindjen e partnerit të saj me të cilin u pa pas ribashkimit edhe në Sunny Hill Festival pasi duket se çifti ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike për të konsoliduar nga fillimi lidhjen e tyre.

Por duke marrë shkas nga ribashkimi dhe vëmendja e madhe mbi raportin mes çiftit, mediat kanë nxjerrë nga arkiva një foto të Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt të shkrepur pak ditë pas përfundimit të Big Brother Vip.

Duket qartë se foto është shkrepur kur ishte ende pranverë edhe nga veshja e tyre teksa ata duken të dy në makinë dhe foton e ka shkrepur pikërisht këngëtarja.

Miqtë të cilëve ajo ua ka dërguar duket se e kanë “tradhëtuar” duke e shpërndarë pranë portaleve në ditën e lindjes së ish partnerit teksa ky i fundit është në krahët e Bora Zemanit.

Pra shumë zhumë për asgjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48501 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE