Nuk ofrohet askush që ta blejë, anija më e madhe në botë mund të shitet për skrap!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk ofrohet askush që ta blejë, anija më e madhe në botë mund të shitet për skrap!

Anija më e madhe e lundrimit në botë, me kapacitet 9,000 pasagjerë dhe që ka kushtuar 1.2 miliardë paund, do të bllokohet përpara se të nisë lundrimin e parë. Anija e quajtur “Global Dream II” ishte pothuajse në përfundim kur kompania falimentoi në fillim të vitit.

Që atëherë, asnjë blerës nuk është gjetur dhe tani është vendosur të shitet për skrap. “Global Dream II”, e cila është 342 metra e gjatë, përfshin një kinema dhe një park ujor në natyrë si dhe do të kishte kapacitetin më të madh të pasagjerëve nga çdo anije turistike në botë.

Anija më e madhe për sa i përket madhësisë është “Wonder of the Seas”, me një gjatësi marramendëse 362 metra, me një kapacitet pasagjerësh prej 6,988 personazh. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për ndërtimin, anija Global Dream II po ruhet në një kantier detar gjerman në Wismar. Rikujtojmë, se kompania ”Van Geest Design” ka dizajnuar konceptin e ri të anijes, së inspiruar nga shtëpitë e kohës së Romës së dikurshme.

Fjala është për anijen Domus, që sipas gjuhës latine do të thotë “shtëpi”. Dizajnerët zgjodhën kohën e Romës së lashtë, por edhe për shkak të dizajnit antik të njohur për luksin që e ofronin ato shtëpi asokohe. Koncepti Domus është zhvilluar në partneritet me kompaninë irlandeze ‘Rob Doyle Desing’. Anija është 40 metra e gjatë dhe ofron hapësirë të mjaftueshme në dy kate.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47783 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE