Yll Limani na emocionon të gjithëve me video-n e tij më të fundit!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Yll Limani na emocionon të gjithëve me video-n e tij më të fundit!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij plot humor nga përditshmëria. Por, më e fundit nuk ka të bëjë me ndonjë postim ‘funny’ por me një video që artisti ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet duke kënduar ‘live’ dhe mund të themi me plot gojë se zëri i këngëtarit është me të vërtetë emocionues. Video ka vetëm pak orë që është ndarë me ndjekësit dhe shumë prej tyre e kanë bërë virale në rrjete sociale.

Para pak ditësh, Ylli është shprehur shumë i hidhëruar, por edhe i revoltuar me disa reagime në Instastory. Artisti ka humbur maçokun e tij shumë të dashur. Ylli shprehet se për këtë është i revoltuar dhe fajëson vetëm bashkinë e Prishtinës që nuk ofron siguri në rrugë. Gjithashtu këngëtari ka treguar se ka bërë një tatuazh në krahun e tij dedikuar maçokut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE