Ballkani i Hapur, marrëveshjet e firmosura sot në Beograd!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ballkani i Hapur, marrëveshjet e firmosura sot në Beograd!

Në samitin e radhës për “Ballkanin e Hapur” e që u zhvillua në Beograd të Serbisë, sot u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve themeluese të Nismës, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

– Marrëveshja për sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e Bujqësisë së vendeve përkatëse)

– Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor. (Marrëveshja u nënshkruan nga ministrat e Kulturës së vendeve respektive)

– Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Serbisë)

– Plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. (Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet zëvendësministrit dhe kreut të Departamentit të Emergjencave, Serbi, Zëvendësdrejtorit të emergjencave civile të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile të Shqipërisë)

Në konferencën për shtyp nga Beogradi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç vunë në dukje se po afrohet dimër i vështirë e referuar krizës energjetike, bënë të ditur se vendet e Ballkanit të Hapur do të jenë pranë njëri-tjetrit që qytetarët ta vuajnë sa më pak. Kryeministri shqiptar dhe presidenti serb i bënë thirrje Bashkimit Europian të mos i braktisë si në kohën e pandemisë COVID-19. Rama tha se do i drejtohen me shkrim Brukselit për t’i dhënë mbështetje financiare, që të përballojnë krizën energjetike. Ndër të tjera shtoi se do të këmbëngulin që kërkesës së tyre t’i bashkohen edhe shtetet që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur.

Kreu demokrat Berisha foli sot për Ballkanin e Hapur dhe akuzoi presidentin serb Vuçiç, se po e përdor për t’iu kundërvënë nismës së Berlinit, sipas tij “për të vendosur hegjemoninë serbe në Ballkan e ndikimin rus”.

Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri e Maqedoni të Veriut, se asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë. Po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën, por kjo i dështoi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47412 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE