Dakordësi maxhorancë-opozitë mbi nismat për pastrimin e politikës nga bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dakordësi maxhorancë-opozitë mbi nismat për pastrimin e politikës nga bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit!

Sot në Konferencën e Kryetarëve, maxhoranca dhe opozita i dhanë dritën jeshile nismave respektive, përmes të cilave synohet t’i jepet fund karrierës politike të personave që në të shkuarën kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit apo të favorizuar prej tij. Socialistët dhanë miratimin për tre propozime nga grupi Alibeaj: Shpalljen Muze Kombëtar të burgut famëkeq të Spaçit e të kampit të internimit të Tepelenës, Dekomunistizimin e Shoqërisë dhe Deklasifikimin e Dosjeve te ish-Sigurimit të Shtetit.

Në këtë pikë, duket se demokratët janë në të njëjtën linjë me maxhorancën socialiste, që kërkon evidentimin e shpejtë të bashkëpunëtoreve të ish-Sigurimit të Shtetit për t’i nxjerrë jashtë Parlamentit dhe Politikës.

Nismat  ligjore të Partisë Socialistëve synojnë jo vetëm ndërhyrje në ligjin e Dekriminalizimit e në Kodin Zgjedhor, por edhe në ligjin e partive, për të përjashtuar nga Kuvendi e gjithashtu nga drejtimi i subjekteve politike të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndërkohë,  pasojat e ndryshimeve ligjore të propozuara nga socialistët nuk bien vetëm mbi një person të caktuar, por edhe mbi forcën politike  që ai drejton. Kështu, nëse kryetari i partisë rezulton të jetë në dosjet e Sigurimit të Shtetit  e nuk zbaton ligjin,  rrezikon që subjekti politik që drejton të shpërbëhet.

Në një vjeshtë që politikisht parashikohet edhe më e nxehtë se vera, ligjvënësit rikthehen më 5 shtator, pra të hënën.

Sot në daljen për media, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e komentoi dakordësine e parë të socialisteve dhe demokratëve në nisje të sesionit të ri parlamentar, ndërsa deklaroi:

Opozita do t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb e do t’i shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE