Jo vetëm motra e Dagz, prezantuesja e njohur e di gjithashtu gjininë e bebit të Einxhel!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm motra e Dagz, prezantuesja e njohur e di gjithashtu gjininë e bebit të Einxhel!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë diskutuar në lidhje me planet e martesës së tyre apo edhe për ardhjen në jetë të një bebushi. Një nga ish-banoret që foli për bebin ishte Monika, e cila u shpreh në atë kohë se bebi i tyre do të dilte shumë i bukur.

Deri këtu gjithçka duket në rregull, por së fundmi aktorja ka publikuar një InstaStory në rrjetin e saj social Instagram ku u dyshua se padashje ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Portalet kanë ‘shpërthyer’ nga postimi i Monikës. Mirëpo, Einxhel ka reaguar duke na zbuluar se nuk e di as vetë gjininë e fëmijës dhe e vetmja që e di është motra e Dagz, halla e fëmijës që do të vijë në jetë.

Mirëpo, duket se jo vetëm motra e Dagz por edhe një personazh i njohur i showbiz-it e di gjininë e bebit bukuroshes. Kjo për faktin se festën e zbulimit të gjinisë, Einxhel ia ka besuar kompanisë së prezantueses Jona Spahiu, ku padyshim duhet të merret me detajet dhe duhet të jetë në dijeni nëse është vajzë apo djalë. Lidhur me këtë ka reaguar vetë Einxhel e cila me shaka ka treguar se Jona duhet të bëhet gati për ‘malin’ me mesazhe që do të marrë na ndjekësit.

Së fundmi prezantuesja na ka treguar se ka nisur nga blerjet e lodrave për fëmijë që do të vijë në jetë. Ajo çfarë na bën përshtypje është ngjyra e lodrave që moderatorja ka zgjedhur, të cilat janë ngjyrë rozë, duke ngritur kështu përsëri dyshimet se ndoshta Einxhel dhe Dagz janë në pritje të një vajze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45420 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE