Nuk la asnjë testament, djali i aktores së ndjerë Anne Heche i drejtohet gjykatës pak pas vdekjes së saj!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk la asnjë testament, djali i aktores së ndjerë Anne Heche i drejtohet gjykatës pak pas vdekjes së saj!

Para pak ditësh aktorja e njohur Anne Heche u nda nga jeta në një spital në Los Angeles, vetëm disa ditë pas aksidentit famëkeq me makinë. Mësohet se së fundmi djali i madh i aktores ka kërkuar të fitojë kontrollin e pasurisë së nënës së tij të ndjerë pas vdekjes së saj të parakohshme. Homer Laffoon paraqiti dokumentet në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, duke kërkuar që ai të emërohej administrator i pasurisë së Heche, pasi ajo nuk la pas një testament.

20-vjeçari po kërkon gjithashtu që gjykata ta emërojë atë kujdestar mbi vëllain e tij 13-vjeçar, Atlas, tregojnë dokumentet gjyqësore të siguruara nga ‘Page Six’. Homer vuri në dukje se vlera e pasurisë së nënës së tij është “e panjohur”, prandaj do të duhet t’i nënshtrohet kontabilitetit ligjor. Një seancë dëgjimore është caktuar më 11 Tetor për të trajtuar këtë çështje.

Sjellim në vëmendje se automjeti i Anne po udhëtonte me shpejtësi të madhe kur doli nga rruga dhe u përplas me një banesë. Heche, së fundmi luajti në filmin aksion “13 Minutes”, në të cilin ajo luajti së bashku me Thora Birch, Amy Smart dhe Will Peltz. Ajo kaloi një divorc publik në janar 2018 nga ish-bashkëshorti i saj, James Tupper. Çifti ishte së bashku për 10 vjet dhe kanë një djalë, Atlas.

Ajo ishte e njohur edhe për romancën e saj me Ellen DeGeneres në vitet 1990. Ndërkaq, Lynne Mishele është pronarja e shtëpisë ku Anne Heche pësoi aksidentin e frikshëm, teksa prona mori zjarr menjëherë pas përplasjes. Ajo së fundmi bëri një reagim në rrjete sociale duke shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores për shkak të komplikimeve pas aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45358 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE