“Të dashurit tim i doli sërish fati”, Sarah Berisha ‘pranon lidhjen tjetër’ të PM!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të dashurit tim i doli sërish fati”, Sarah Berisha ‘pranon lidhjen tjetër’ të PM!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Teksa së fundmi në TikTok është bërë viral trendi ku vajzat iu shkruajnë mamave të tyre duke i treguar një personazh publik teksa i thonë se ai është i dashuri i tyre duke pritur përgjigjen e tyre. Një ndjekëse ka zgjedhur PM si djalin me të cilin do të zhvillonte këtë sfidë dhe Sarah ka zgjedhur ta postojë bisedën në Instastory, jo vetëm duke e marrë me pozitivitet por edhe duke i shtuar disa komente shumë ‘funny’.

Unë mendoj që vajza dhe mami paskan shije të mirë. Të dashurit tim i doli sërish fati.

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se Dj PM do të jetë pjesë e ‘Dancing with the Stars’ që do të nisë së shpejti në Top Channel, por me një postim në Instastory, Sarah, partnerja e tij e ka mohuar këtë lajm.

E ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58382 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE