Einxhel Shkira dhe Dj Dagz festojnë 8-mujorin e lidhjes dhe kanë dedikimet më të veçanta për njëri-tjetrin!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz festojnë sot 8-mujorin e lidhjes dhe kanë dedikimet më të veçanta për njëri-tjetrin!

Jo vetëm gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP” por edhe pas daljes, Einxhel dhe Dj Dagz vazhdojnë të jenë një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku. Prej javësh tashmë është konfirmuar lajmi se dyshja janë në pritje të një fëmije. 

E tanimë që ky lajm kaq i bukur nuk është më një sekret, bukuroshja që së shpejti do të bëhet mama nuk ngurron të ndajë momente që në fakt janë shenjat e mirëfillta të shtatzanisë në rrjetet e saj sociale. Einxhel dhe Dagz kanë bërë plot 8 muaj që janë bashkë dhe përvec faktit që na kujtuan se koha fluturon, po ashtu na treguan se nuk mund të ishin më të ëmbël me njëri-tjetrin me dedikimet e tyre në këtë ditë të vecantë për ta. Në një postim në Instagram ku Einxhel shfaqet me barkun e rrumbullakosur mbi një njëbrirësh, në shoqërië e partnerit të saj.

Princi im i kaltër edhe me një njëbrirësh, 8 muaj me ty Dagz dhe ende një përrallë.

Ndërkohë Dagz në të njëjtin postim, përvecse e quan “bebi im”, po ashtu i drejtohet si “gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë”.

Së fundmi, Einxhel dha intervistën e parë ekskluzive për ‘Pushime On Top’ së bashku me partnerin e saj Dagz. Ndër të tjera, prezantuesja na zbuloi dhe sa të vështirë e kishte për t’i thënë familjes së saj, sidomos të atit se është në pritje të ëmbël.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47880 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE