Është bërë virale kudo në TikTok, Yll Limani tregon se kënga që po presin të gjithë me padurim është në bashkëpunim me…

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Është bërë virale kudo në TikTok, Yll Limani tregon se kënga që po presin të gjithë me padurim është në bashkëpunim me…

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij plot humor nga përditshmëria. Por, më e fundit nuk ka të bëjë me ndonjë postim ‘funny’ por me një video që artisti ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet duke dëgjuar një ‘copëz’ nga kënga e tij më e re që edhe pse nuk është publikuar ende ka arritur të bëhet virale në TikTok pasi shumë përdorues të kësaj platforme kanë krijuar video me të.

Por, ajo që e bën pritjen edhe më emocionuese të këtij projekti është se do të jetë në bashkëpunim me producentin e njohur Flori Mumajesi, i cili po bën një rikthim në tregun muzikor pas një periudhe të gjatë pauze. Krahas video-s, Ylli ka shkruar:

Pyesni Florin se kur del kënga…

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Rreth 1 vit më parë Flori përjetoi një humbje të madhe, ditën kur nëna e tij u nda nga jeta. E sigurisht, pas kësaj jeta e tij ndryshoi totalisht. Para pak ditësh, Flori i ka dedikuar nënës së tij disa fjalë emocionuese nga zemra. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE