Maluma përfundon në spital, këngëtari vjen me një lutje për fansat e tij!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Maluma përfundon në spital, këngëtari vjen me një lutje për fansat e tij!

Së fundmi, këngëtari kolumbian Maluma ka përfunduar në spital. Artisti i njohur mesa duket do t’i nënshtrohet një operacioni në gju. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, këngëtari i shumë hiteve botërorë ka shkruar se:

Po realizoj një operacion të vogël në të njëjtin gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj të mirë, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat.

 

Maluma është një prej këngëtarëve më “IN” të momentit. Por, në Spanjë atij i ndodhi një situatë e papritur. Dy fanse kanë nisur të zihen me njëra-tjetrën dhe çfarë bëri Maluma? I përzuri të dyja. “Prisni… Shiko, nuk e kam idenë se si quheni, por ata që krijojnë zënka duhet të largohen nga koncerti im. “bye, bye, bye. Dilni jashtë! Këtu kemi vetëm energji pozitive”,-ka thënë artisti dhe ka nisur më pas sërish të këndojë.

Rikujtojmë se ylli kolumbian ishte në muajin mars në Shqipëri teksa mbajti koncertin e tij në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku dha një super performancë për të gjithë publikun. Vetë Maluma postoi disa video gjatë performancës në llogarinë e tij në Instagram. Artisti këndoi disa nga hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera. Gjatë koncertit të tij, Maluma nuk harroi të përmendte dhe disa fjalë për eksperiencën e tij këtu në Tiranë. Ndërkaq, Maluma prej disa kohësh është në një romancë me bukuroshen e quajtur Susana Gomez.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57811 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE