Për larjen perfekte të rrobave mjafton vetëm një truk, sekreti është tek…

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për larjen perfekte të rrobave mjafton vetëm një truk, sekreti është tek…

Sasia e madhe e detergjentit bën më shumë dëm se sa dobi. Kur përdorni shumë detergjent formohet një sasi e tepërt shkume brenda kazanit të lavatriçes dhe për këtë arsye rrobat dalin me njolla të bardha dhe janë të ashpra në prekje. Nëse pyesni se cila është sasia optimale e detergjentit të cilin do të duhej ta hidhnit në makinën larëse para se ta aktivizoni, ne po ju tregojmë përgjigjen e duhur.

Lavatriçet standarde familjare, të cilat janë krijuar zakonisht për larje të gjashtë deri në tetë kilogramë rroba, do ta bëjnë punën shumë mirë nëse në to hidhni një gotë detergjent. Nëse keni lavatriçe më të madhe, e cila mund të lajë deri në 12 kilogramë rroba, hidhni dy gota të plota detergjent.

Në këtë mënyrë rrobat do të dalin të buta nga lavatriçja dhe pa njolla të bardha. Nëse lani rroba deliakte në dorë, në kovën me ujë hidhni vetëm një gotë të vogël detergjent dhe treteni mirë para se të zhytni rrobat që dëshironi ta lani. Gjithashtu përdorni detergjent të koncentruar për larjen e rrobave në dozë dyfish më të vogël.

Nëse ka ndodhur që keni vënë më shumë detergjent, kështu pikat dhe vijat e bardha duken mbi rroba, derdhni një litër ujë në kovë, shtoni 200 mililitra uthull të bardhë të zakonshme, lagni rrobat dhe lërini të qëndrojnë për një orë. Më pas lajini rrobat me dorë, vendosini sërish në lavatriçe dhe aktivizoni ciklin e shpëlarjes.

Rikujtojmë se, mjafton të vendosni disa gjethe dafine në lavatriçe për të vënë re një efekt të mahnitshëm te rrobat tuaja. Kemi shkruar shumë herë për truket që lehtësojnë jetën e përditshme. Shumica nuk janë të panjohura, duke pasur parasysh se shumë prej tyre përdoreshin nga nënat dhe gjyshet tona.

Mjafton të vendosni disa gjethe dafine në lavatriçe për të vënë re një efekt të mahnitshëm te rrobat tuaja. Kemi shkruar shumë herë për truket që lehtësojnë jetën e përditshme. Shumica nuk janë të panjohura, duke pasur parasysh se shumë prej tyre përdoreshin nga nënat dhe gjyshet tona.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE