Seks i mirë, mendje e mprehtë! Këtë thotë studimi të paktën…

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seks i mirë, mendje e mprehtë! Këtë thotë studimi të paktën…

Një studim në Universitetin e Coventry në Angli kishte qëllim të zbulonte nëse aktiviteti seksual pas të 50-ave mund të ndihmojë në përmirësimin e qartësisë mendore. Në studim morën pjesë 6.800 meshkuj dhe gra, nga 50 deri në 80 vjeç. Ata iu përgjigjën pyetjeve që kishin të bënin me frekuencën e seksit dhe gjithashtu iu nënshtruan një testimi aftësish matematikore dhe gjuhësore.

Performanca e meshkujve në testet me numra provoi se kujtesa ishte e lidhur direkt me frekuencën e seksit. Përsa u përket grave, ato vetëm në performancën e tyre në testet gjuhësore lidheshin me aktivitetin seksual. “Ka shumë mundësi që rezultatet e studimit të kenë të bëjnë me hormonet që prodhon truri kur bëjmë seks, hormone këto që prekin funksionet tona njohëse”,- është shprehur Hayley Wright, i cili mori pjesë në studim. Seksi na ndihmon të relaksohemi, të pastrojmë sistemin tonë imunitar dhe të flemë më mirë.

Krejtësisht të pabesueshme duket se janë hulumtimet e ekspertëve, lidhur me moshën kur një mashkull bën seksin më të mirë në jetën e tij! Shumë prej jush mund të kenë iluzionin se takimet tuaja më të mira seksuale ndodhin vetëm në të 20-at. Në këtë moshë jeni të rinj, të shëndetshëm dhe pa shumë koncepte, ndaj është e logjikshme të mendoni se kjo është periudha kur do të përjetoni seks të bujshëm, plot fantazi, role lojërash dhe diversitet në qëndrime.

Kjo është një nga fantazitë më të zakonshme të njerëzve. E kemi fjalën për seksin në natyrë. Mund të jetë e paligjshme por ndjenja e të ndaluarës dhe adrenalina të kombinuara së bashku, e bën të gjithë skenën edhe më joshëse. Megjithatë, sado spontane të duket, në realitet të kesh sukses dhe të mos përfundosh keq kërkon pak përgatitje. Ja disa këshilla se si ta shijoni në maksimum këtë eksperiencë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47707 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE