A është e vështirë ta kesh burrin e famshëm? Flet bashkëshortja e Shpat Kasapit

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A është e vështirë ta kesh burrin e famshëm? Flet bashkëshortja e Shpat Kasapit

Bashkëshortja e këngëtarit, Shpat Kasapit, Selvije Jao i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.  Ajo ka bërë një bisedë virtuale me ta në Instagram, ku ndër të tjera është pyetur: “A është e vështirë ta kesh burrin e famshëm?”

Selvija ka treguar se për të nuk ka fare rëndësi fama, por mjafton që partneri të jetë njeri i mirë, i thjeshtë dhe i respektueshëm.

“Jo, përkundrazi mendimi im është se s’ka lidhje fama. Me rëndësi është që të jetë njeri i mirë, i thjeshtë e të të respektojë. Sepse nëse nuk i ka këto veti edhe nëse nuk është i famshëm nuk bën për burrë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Selvija dhe Shpati janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48460 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE