BMW zgjedh Shqipërinë, nga sot e për 7 ditë zhvillohet gara ndërkombëtare GS Trophy 2022

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BMW zgjedh Shqipërinë, nga sot e për 7 ditë zhvillohet gara ndërkombëtare GS Trophy 2022

Gara ndërkombëtare GS Trophy 2022 do të zhvillohet për herë të parë në bukuritë e pazbuluara të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo garë e rëndësishme, ndërsa u shpreh se BMW zgjedh këtë herë Shqipërinë për turin e vet më të rëndësishëm GS TROPHY 2022.

Rama tha se 57 pjesëmarrës me 14 kombësi, 21 ekipe dhe 126 motoçikleta janë tashmë gati për t’i rënë qark e tërthorë vendit tonë.

BMW Motorrad do të sjellë International GS Trophy në Shqipëri në datat 4-10 shtator 2022.

Motoçiklistët më të mirë të Enduro në botë, presin me padurim eksplorimin nëpër shtigjet epike, me motorët e tyre GS, në një kompeticion të mbushur me aksion.

Gjatë 7 ditëve pjesëmarrësit do të garojnë me motorët e tyre në male të thepisur, lugina, lumenj të egër, pyje të dendura dhe në vijën bregdetare të Shqipërisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE