Dialogu Kosovë-Serbi, Macron e Scholz angazhojnë këshilltarë!

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dialogu Kosovë-Serbi, Macron e Scholz angazhojnë këshilltarë!

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz thanë më 4 shtator se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Ata thanë se kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri për t’i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, njoftoi Presidenca e Serbisë më 4 shtator, transmeton agjencia e lajmeve Beta.

Këshilltarët e tyre, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, do t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Lajçakut.

Macron dhe Scholz thanë në një letër të përbashkët drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, duhet të bëhen përpjekje më të forta që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër.

Macron dhe Scholz i kanë bërë thirrje Vuçiçit që të tregoj vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet mes dy vendeve.

“Tensionet e fundit kanë treguar se urgjentisht nevojiten hapa konstruktivë, si në nivel praktik ashtu edhe në atë politik”, thuhet në letër.

“Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë për të çuar përpara procesin përpara”, thuhet në letrën drejtuar Vuçiçit.

Më 27 gusht, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47841 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE