Rama dhe Veliaj publikojnë video nga Tirana plot me turistë të huaj

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama dhe Veliaj publikojnë video nga Tirana plot me turistë të huaj

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga turistët e shumtë që këto ditë shtatori kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën.

Grupe turistësh, sportitë, çiklistë, por dhe turistë individualë kanë vendosur që të vijnë në Tiranë për t’u njohur jo vetëm me historinë e qytetit, por dhe me kulinarinë e pasur ballkanase.

“Herën e parë që isha këtu, kishte rrugë në këtë zonë. Por, tani është kthyer e gjitha në pedonale, që është shumë e këndshme për vizitorët”, tha një i huaj.

“Ne na pëlqen Tirana. Kemi shpenzuar disa ditë këtu. Ua kemi sugjeruar edhe miqve që të vijnë e ta vizitojnë Tiranën. Tirana ka çmime të mira”, tha një tjetër.

“MIRËMËNGJES
dhe me turistët kuriozë që shijojnë Tiranën këto ditë shtatori, ju uroj një të diel të qetë”- shkruan kryeministri Rama krahas videos, ku duket vrulli i turistëve të huaj në Tiranë.

MIRËMËNGJES 😊

dhe me turistët kuriozë që shijojnë Tiranën këto ditë shtatori, ju uroj një të diel të qetë🙏 pic.twitter.com/dJt76XJhvo

— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) September 4, 2022

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47412 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE