Rrëmbehet gjatë vrapimit në SHBA trashëgimtarja e kompanisë miliardere të ndërtimit

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëmbehet gjatë vrapimit në SHBA trashëgimtarja e kompanisë miliardere të ndërtimit

Policia në Tennessee vijonin të kërkonin sot rreth parkut ku një trashëgimtare e pasur u rrëmbye dhe u fut me forcë në një automjet, në çështjen e rrallë që po mban peng publikun dhe autoritetet.

34 vjeçarja Eliza Fletcher është parë për herë të fundit mëngjesin e të premtes, teksa vraponte në Memphis, kur një burrë iu afrua dhe pas një përleshjeje të shkurtër e futi me forcë në një automjet ‘fuoristradë’.

Sot kërkimet në zonë u ndaluan teksa hetuesit po ndjekin pistën e një informacioni mbi rrëmbimin shokues, njoftonte rrjeti vendas WREG-TV.

Policia tha se makina e rrëmbyesve ishte një fuoristradë ‘GMC Terrain’ e zezë dhe ka publikuar pamje të saj nga kamerat e sigurisë.

E rrëmbyera Fletcher, e njohur gjithashtu si Liza, është mësuese parashkollori në shkollën St. Mary’s Episcopal School dhe është trashëgimtare e pasurisë së grupit industrial Orgill, i themeluar nga gjyshi i saj, me vlerë të llogaritur në miliarda dollarë.

Familja e Fletcher ´ofronte sot shpërblim $50,000 për informacione që cojnë në gjetjen e saj.

Ajo u raportua e humbur kur nuk u kthye nga vrapimi i përditshëm i mëngjesit, teksa celulari dhe shishja e saj e ujit ishin gjetur të flakura në një kopsht të ‘University of Memphis’, në zonë.

Fletcher, nënë e dy fëmijëve, bënte gjithnjë të njëjtën rrugë në vrapimin e saj dhe herën e fundit ishte parë me veshje sportive të kuqe e rozë.

Gruaja e rrëmbyer është mbesa e manjatit të materialeve të ndërtimit Joseph ‘Joe’ Orgill III i cili vdiq në vitin 2018.

Nëna e Fletcher, Adele, është bija e Orgill, kompania e të cilit llogaritet me shitje rreth $3 miliardë në vit, sipas të dhënave të vetë kompanisë.

Fletcher është një vrapuese me eksperiencë dhe është kualifikuar dhe në Maratonën e Boston, ndërsa në 2019 ka përfunduar maratonën e St. Jude duke u renditur e 22-ta.

Autoritetet ende nuk kanë folur për motivet e mundshme të rrëmbimit por thanë se vrapimi i përditshëm i Fletcher e bënte atë objektiv të thjeshtë për dashakeqësit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE