Euro pëson rënie në tregjet aziatike!

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Euro pëson rënie në tregjet aziatike!

Për të parën herë në 20 vjet, vlera e euros ra në 0.99 dollarë në tregjet aziatike. Monedha europiane është në presion që kur Rusia ndërpreu dërgesat me gaz për në Europë përmes gazsjellësit Nord Stream 1. Moska thotë se ndërprerjet bëhen për shkak të rrjedhjes së naftës në turbina. Por, Gjermania që direkt varet nga gazi rus, nuk ka dyshime se Rusia kërkon të ndëshkojë perëndimin për sanksionet pas luftës në Ukrainë. Ndërkohë, ministrat e Financave të G7-ës vendosën çmim tavan për naftën ruse.

Në Gjermani, kreu i rregullatorit të energjisë i kërkon qeverisë, të vazhdojë masat për të diversifikuar burimet e gazit. Kjo pasi “Gazprom”-i rus njoftoi se ka ndërprerë dërgesat përmes “Nord Stream 1” për një periudhe tre-ditore për shkak të punimeve të mirëmbajtjes. Prej kohësh, Gjermania mbetet e varur nga furnizimet me gaz rus, por pushtimi i Ukrainës bëri që Berlini zyrtar të kërkonte burime të reja.

Autoritetet në Gjermani vijojnë të përgatiten mbi skenarët e fundit të Moskës për gazin. Duke parë se Rusia nuk është më e besueshme e në përputhje me rrethanat, vazhdojnë me masat për të forcuar pavarësinë. Depot janë të mbushura në nivelin 84.3 për qind e synimi për të arritur në tetor në 85%, pritet të arrihet që në ditët e para të këtij muaji.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE