Në Zaporizhja funksionon vetëm një reaktor!

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në Zaporizhja funksionon vetëm një reaktor!

Enerhoatom, që operon centralin bërthamor ukrainas të Zaporizhjës, tha se vetëm një prej gjashtë reaktorëve të centralit është duke operuar, ndërsa në këtë central gjenden dy inspektorë të Kombeve të Bashkuara. Luftimet përreth centralit, më i madhi në Europë kanë rritur frikën e një fatkeqësie bërthamore. Media shtetërore ruse, TASS, raportoi se sot janë dëgjuar tri shpërthime në Enerhodar, qytetin ku gjendet centrali i Zaporizhjës. Përmes një deklarate, Enerhoatom theksoi:

Aktualisht vetëm reaktori i gjashtë vazhdon të jetë në funksion e po furnizon me rrymë sistemin e energjisë së Ukrainës, si dhe plotëson kërkesat e vetë centralit të Zaporizhjës.

Ky operator shtoi se centrali po operon pavarësisht rreziqeve “nga shkeljet e rregullave për rrezatim dhe të sigurisë nga zjarri”.

Rusia e akuzon Ukrainën se ka tentuar që të marrë me forcë kontrollin e centralit, akuza që janë hedhur poshtë nga Kievi zyrtar. Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se po dislokon armatim të rëndë në central, duke e ditur mirë se Ukraina nuk do të kryejë sulme. Moska mohon këto pretendime, por u ka rezistuar përpjekjeve për të çarmatosur zonën, me qëllim që të shmanget rreziku për një katastrofë mjedisore.

Luftimet përreth centralit shtynë Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore që javën e kaluar të dërgonte një mision në këtë central. Disa anëtarë të misionit u larguan më 3 shtator. Por, dy të tjerë ende gjenden në Zaporizhja për të monitoruar situatën. Këtë e raportoi TASS duke cituar një ekspert rus që ishte i pranishëm brenda centralit.

Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë. Lufta po nxit rritjen e çmimeve të energjisë dhe ka rritur shqetësimet për mungesë furnizimesh në mbarë botën, teksa Perëndimi po e akuzon Moskën se përdor gazin e naftën si armë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE