U vlerësua me titullin e lartë nga Presidenti, reagon Rita Ora: Nuk do ta harroj kurrë

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U vlerësua me titullin e lartë nga Presidenti, reagon Rita Ora: Nuk do ta harroj kurrë

Rita Ora ka reaguar për herë të parë pas vlerësimit që mori nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Kreu i shtetit e dekoroi këngëtaren shqiptare me titullin “Naim Frashëri” për mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale.

Teksa ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, Rita shprehet se është një nder i madh për të marrja e titullit “Naim Frashëri” ndërsa shton se ky është një moment i jetës së saj që nuk do ta harrojë kurrë.“Ka disa gjëra në jetë që nuk i harron kurrë, ky udhëtim do të jetë një prej tyre.

Sot ka qenë një ditë joreale. Unë pata nderin e madh të merrja titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Kjo është diçka që u jepet shqiptarëve dhe qytetarëve të huaj për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme në shkencë, art dhe kulturë. Faleminderit shumë nga zemra ❤️🇦🇱❤️”

Këngëtarja është shoqëruar në Tiranë dhe nga prindërit e saj, Besniku dhe Vera Ora. Kjo e fundit është shprehur e lumtur për këtë vlerësim për të bijën. “Zemra mal”, ka shkruar Vera në postimin e së bijës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47671 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE