Këto postime të Kidës dhe Dafinës na tregojnë marrëdhënien e shkëlqyer të dyshes!

vovalbania September 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këto postime të Kidës dhe Dafinës na tregojnë marrëdhënien e shkëlqyer të dyshes!

Këtë verë artistët u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. Në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët u bënë bashkë duke e konsideruar këtë sezon padyshim si vera e bashkëpunimeve.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. Dy bukuroshet na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku ka qenë Dafina ajo e cila ka treguar Kidën teksa mban në krahë macen e saj, të cilën siç na e ka treguar tanimë e konsideron si ‘vajzën e saj’. E krahas video-s, artistja e ka cilësuar si tezen e katërputëroshes, duke na treguar edhe marrëdhënien e shkëlqyer që kanë me njëra-tjetrën.

Vajzat duket se nuk i kanë kursyer disa ‘thumba’ për artistët që bëjnë duete me njëri-tjetrin dhe pastaj nuk ‘shihen dot më me sy’. Fillimisht është Dafi ajo që shpërndan një video ku shfaqet duke ‘tallur’ Kidën e cila dëgjohet në sfond dhe kjo e fundit më pas ‘ia ka kthyer me po të njëjtën monedhë’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE