Kriza energjetike, qeveria u paguan 50% të vlerës familjeve që vendosin panele diellore

vovalbania September 06, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kriza energjetike, qeveria u paguan 50% të vlerës familjeve që vendosin panele diellore

Të gjitha familjet që do të instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre, e që do ti përdorin për ngrohje uji do të mbështeten financiarisht nga shtetit. Qeveria po mendon të rimbusojë gjysmën e vlerës së pajisjes së paneleve diellore për të gjitha familjet që do t’i instalojnë ato nëpër shtëpi dhe që do i përdorin vetëm për ngrohje uji. Kjo incentivë vjen në kushtet e krizës energjetike, dhe ka si synim të reduktojë konsumin e energjisë duke përdorur burime alternative, siç janë edhe panelet diellore.

Nga ana tjetër Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar tarifat e licencimit të kompanive që furnizojnë me energji dhe të atyre që prodhojnë energji. Konkretisht licenca për furnizim të energjisë elektrike nuk do jetë më 1 milionë lekë por 500 mijë lekë, ndërsa për prodhuesit e energjisë nuk do të jetë më tarifa për fuqinë e instaluar. Nëse më herët prodhuesit do të paguanin për licencën 30 mijë lekë për çdo fuqi të instaluar, me ndryshimet e bëra do të paguajnë 500 mijë lekë pavarësisht kapacitetit të instaluar për të prodhuar energji.

Në rregulloren e re të ndryshuar të miratuar nga Enti Kombëtar i Energjisë, ka edhe ndryshime të tjera, por që do të zbardhen në vendimin që pritet të botohet në fletoren zyrtare.

“Këto ndryshime kanë për synim lehtësimin e procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm sipas rastit dhe në përputhje me Ligjin e Sektorit për Energjinë Elektrike, rishikim të pagesave të shqyrtimit të aplikimit sipas rastit dhe ndryshime të tjera të cilat lidhen me njohjen e licencave në rajon dhe në vendet e komunitetit të energjisë. Këto ndryshime do ti shërbejnë dhe lehtësimit të pjesëmarrjes së të licencuarve në procesin e operimit të tregut të energjisë elektrike nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë, ALPEX si dhe bashkimit të tregjeve në fazën e parë me Kosovën dhe më tej me vendet e rajonit. Kjo rregullore hyn në fuqi pas Botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në njoftimin e ERE.

Ndryshimet e lartpërmendura janë bërë në “Rregulloren për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”.

Kutjojmë se pavarësisht krizës energjetike, Drejtori i KESH, Ergys Verdho premtoi se Shqipëria nuk do të ketë kufizime në dimër. Ai tha se zgjidhja afatshkurtër për të përballuar situatën e vështirë do të jenë anijet që prodhojnë energji. Ai bëri me dije se anijet janë në Mesdhe dhe nga data 9 deri me 15 shtator do të jenë në Shqipëri, Vlorë. Ndërkohë ka nisur puna për pozicionimin e tyre. Me funksionin e anijeve, skenari më i mirë është që prodhimi i parë i energjisë që vjen prej tyre të jetë nëntorin e këtij viti. Ndërsa anijet do të jenë bashkëudhëtare për 2 vite dhe më pas do të jenë pronë e KESH.

Ndërkohë që Qeveria ka hartuar një plan kombëtar për të përballuar emergjencën energjetike të shkaktuar prej krizës globale për muajit e vjeshtës dhe të dimrit. Për të garantuar furnizim në kushtet e krizës, nga kjo javë nis operacioni i ri kombëtar kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Ky operacion do të realizohet nëpërmjet Task-Forcës së energjisë që rikthehet përsëri, pasi ajo u ngrit për herë të parë në vitin në fund të vitit 2013, nga qeveria socialiste për të ndërprerë lidhjet e paligjshme asokohe, kur humbjet në rrjet ishin deri në 50%.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE