Një partner i denjë për Luiza Gegën është ai që e ndjek në fusha e male, jeni gati çuna?!

vovalbania September 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një partner i denjë për Luiza Gegën është ai që e ndjek në fusha e male, jeni gati çuna?!

Kampionia e Evropës në atletike, Luiza Gega, ka qenë së fundmi e ftuar në sezonin e ri të emisionit “Ftesë në 5”. Në intervistë, ajo tregoi disa momente nga jeta personale, teksa moderatorja e pyet nëse është dikush në zemrën e saj. Atletja tregon se përgatitjet për Kampionatin e Atletikës e detyruan të largohet nga familja dhe njerëzit e dashur, ndërsa shton se ende nuk është dikush që të ndjekë hapin e saj të shpejtë teksa stërvitet në mal e në fushë.

Kam lënë shumë për të qenë këtu, por i kam marrë parasysh. Duhet të rrija larg një jete normale, larg familjes… Duhet të jesh psikologjikisht e përgatitur. Unë bëj një sport individual. Më mungon dhe pjesa e shoqërisë, që kur shkoj në grumbullime nuk e kam. Më pëlqen që njerëzit të më njohin si jam. Nuk është dikush që do ta tregoj. Nuk është dikush që mund të më ndjekë për muaj të tërë në male, në fushë. Shpesh më duhet të lëviz nga Tirana, edhe nëse i kemi këtu të gjitha kushtet.

Rikujtojmë, se atletja fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës duke u shpallur kampione e Evropës në 3.000 metra me pengesa dhe duke e çuar në total dy numrin e medaljeve të arta për atletikën shqiptare pas asaj të kërcimit së gjati të Izmir Smajljat. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë në kryeqytet para disa ditësh u mbajt ceremonia për nder të Luiza Gegës.

E veshur me ngjyrat kuqezi Gega bëri “paradë” me një makinë të kuqe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në ceremoninë që u mbajt në nder të saj në Kryeministri, Luiza tha se donte ta bënte vendin e saj krenar. Ndër të tjera, ajo ka thënë se ka pasur oferta edhe nga vende të tjera, por ka refuzuar për shkak të dashurisë për Shqipërinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48501 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE