Sakrificat për punën që do! Ronela Hajati na tregon gjendjen e rënduar që do të performojë…

vovalbania September 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sakrificat për punën që do! Ronela Hajati na tregon gjendjen e rënduar që do të performojë…

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’. Megjithatë një nga më të fundit nuk ka lidhje me një të tillë, por me një sakrificë që artistja po bën për shkak të punës së saj dhe ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e saj. Ronela na ka treguar se do të performojë në koncert edhe pse nuk është aspak mirë nga ana shëndetsore dhe me sy të enjtur, megjithatë kjo nuk e ndalon këngëtaren të bëjë atë që di të bëjë më mirë.

Nuk ia keni idenë sa e sëmurë jam sot, por shfaqja duhet të vazhdojë ashtu si gjithmonë!

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE