Dëshira më e madhe e tij ishtë të dobësohej, 25-vjeçari humb jetën gjatë operacionit!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dëshira më e madhe e tij ishtë të dobësohej, 25-vjeçari humb jetën gjatë operacionit!

Një i ri britanik ka humbur jetën gjatë operacionit për humbje peshe në Turqi, i cili, faktkeqësisht rezultoi fatal. Joe Thornley, nga Derbyshire, East Midlands, donte të bënte një ndërhyrje për të zvogëluar stomakun, por për fat të keq, rezultati nuk ishte ai që pritej.

25-vjeçari vendosi ta bënte operacionin në Stamboll, Turqi, për 3 mijë £, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar, operacioni privatisht kapte shifrën e 12 mijë £. Nëna e të riut, Julie, tha për ‘BirminghamLive’ se klinika “dukej një spital i bukur me vlerësime të larta”, ndaj edhe familja nuk pa asnjë arsye që operacioni të shkonte keq.

Por disa ditë pas operacionit, Julie mori një telefonatë nga ‘i ashtuquajturi kirurg’, i cili i tha se Joe kishte vdekur, pasi kishte pasur një atak në zemër gjatë procedurës. Ekzaminimi pas vdekjes zbuloi se i biri kishte vdekur në të vërtetë nga hemorragji e brendshme gjatë operacionit. Por mjekët nuk e kuptuan në kohë që ishte hemorragji. ‘Do t’i thoja kujtdo që të jetë shumë, shumë i kujdesshëm se ku shkon. Ose mos shko fare. Nuk ia vlen’ – shtoi ajo.

Rikujtojmë rastin e Jamie Hilburn. E reja nuk e kishte menduar kurrë që një dhuratë për ditëlindje do të kthehej në një kalvar të vërtetë vuajtjesh. Gjithçka nisi disa muaj më parë, kur nëna e dy fëmijëve vendosi të bënte liposuction, një procedurë kirurgjikale konturuese që eliminon dhjamin e tepërt të depozituar në zonën e barkut.

Shtatzënitë e shpeshta kishin lënë gjurmë në trupin e të resë dhe kjo kishte ndikuar dukshëm në gjendjen e saj psikologjike, ndaj ideja për t’u ndier sërish mirë veten ishte gjithçka që i duhej për 28-vjetorin. Ndërkohë që mamaja e re priste që plaga të shërohej pak nga pak, ndodhi krejt e kundërta.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE