PD thirrje qeverisë të marrë masa për uljen e çmimeve të karburanteve!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
PD thirrje qeverisë të marrë masa për uljen e çmimeve të karburanteve!

Sekretari i grupit demokrat, Arbi Agalliu i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë sa më shpejt kërkesën e PD-së për shfuqizimin e bordeve të transparencës për çmimet.

Ndërsa nxisim Gjykatën Kushtetuese për një shqyrtim të shpejtë dhe pa vonesa të kërkesës dhe mbrojtjen e interesit publik, grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon nga Qeveria marrjen e dy masave urgjente për lehtësimin e situatës dhe uljen e çmimit të karburanteve. Së pari, Qeveria të përdorë autoritetin e saj për të ndikuar në veprimtarinë e Bordit për uljen e menjëhershme të çmimit të naftës, gazit dhe benzinës. Ulja e çmimit të karburanteve është lehtësim për vështirësinë ekonomike që po kalojnë mijëra familje shqiptare. Abuzimet që po bën Bordi gjatë gjithë këtyre muajve janë vjedhje e hapur ndaj qytetarëve dhe një abuzim që po kryhet me leje të Qeverisë nga oligarkët e naftës. Së dyti, hartimi i një pakete të posaçme fiskale për uljen apo heqjen e përkohshme të taksave që ndikojnë në çmimin e karburanteve. Pikërisht Qeveria e ka në dore uljen e çmimit të karburanteve duke ulur apo hequr përkohësisht taksa të caktuara, taksa të cilat po ju bëjnë të pa mundur jetesën shqiptarëve.Sipas të dhënave zyrtare shqiptarët paguajnë shumë më tepër taksa për një litër naftë krahasuar me vendet e rajonit.

Agalliu shtoi se shqiptarët paguajnë më shumë për një litër naftë sa në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Nëse bëjmë një krahasim për të njëjtën periudhë rezulton se në Shqipëri, qytetarët shqiptarë paguajnë taksa në total 119.5 lekë për një litër naftë. Ndërkohë në Kosovë paguajnë 72.5 lekë për një litër naftë dhe në Maqedoninë e Veriut 58.5 lekë për një litër naftë. Për benzinën qytetarët shqiptarë paguajnë taksa në total 108.7 lekë për litër. Ndërkohë në Kosovë paguajnë 73 lekë për litër dhe në Maqedoninë e Veriut 69.3 lekë për litër. Lehtësimi i taksave dhe tatimeve që ndikojnë në çmimin e karburantit do të ndalnin rrënimin e mëtejshëm ekonomik të familjeve shqiptare. Ulja e çmimit të karburantit do të ishte një lehtësim për vështirësinë që po kalojnë këto familje dhe që po i detyron të largohen nga Shqipëria. Sikurse tregoi edhe anketa e OECD në Shqipëri 79% e shqiptarëve emigrojnë pasi këtu nuk përballojnë dot jetesën.Situata e vështirë ekonomike kërkon ndërhyrje, kërkon vëmendje nga Qeveria, kërkon të hiqet dorë nga propaganda, kërkon masa urgjente. Koha është tani, çdo ditë që kalon e bën edhe më të papërballueshme jetesën për shqiptarët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45401 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE