Qeveria prezanton nesër “Paketën e Energjisë”!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeveria prezanton nesër “Paketën e Energjisë”!

Kriza globale energjetike, qeveria paraqet nesër një paketë. Aty përfshihet edhe mbajtja e pandryshuar e çmimit të energjisë elektrike deri në fashën 800 KWh, nga 1 tetori. Po ashtu, përmban të tjera masa drastike, për të cilat zv.kryeministrja Balluku u shpreh se disa u morën nga praktikat më të mira europiane dhe një pjesë, u përshtatën me kërkesat e vendit.

Ndërkohë në Europë, Çekia që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian vlerëson se “vendosja e çmimit tavan për gazin rus, nuk është zgjidhje për krizën energjetike me të cilën po përballet Bashkimi Europian”. Ministri i Industrisë, Jozef Sikela, kërkoi që “ministrat e Energjisë së Bllokut mos ta diskutojnë këtë opsion, gjatë takimit të kësaj jave”.

Për mendimin tim, ky nuk është propozim konstruktiv. Më shumë ka të bëjë me një sanksion shtesë ndaj Rusisë sesa me zgjidhjen e krizës aktuale të energjisë në Europë. Tani për tani, nuk duam të përgatisim më shumë sanksione, por të zgjidhim situatën e energjisë.

Për të premten, Praga ka thirrur një mbledhje të posaçme të Këshillit, pas rritjes së frikës se gjatë këtij dimri do të ketë mungesë të furnizimeve me karburante. Europa po tenton të gjejë alternativa për energjinë ruse, ndërsa i ka vendosur sanksione ekonomike Moskës, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi poshtë akuzat e Perëndimit se “Moska po përdor si armë eksportet e energjisë”. Shefi i Kremlinit u mburr se mund të shesë lehtësisht naftë e gaz në mbarë botën, si dhe fajësoi europianët për ndërprerjet aktuale të dërgesave të gazit.

Duke folur sot në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Putin tha se “gazsjellësi Nord Stream 1 që transporton gaz nga Rusia në Gjermani, praktikisht është mbyllur dhe të do vazhdojë të jetë i mbyllur” sepse një nga turbinat ende është jashtë funksionit.

Putin deklaroi se kompania ruse Gazprom “ka vullnet” që të rikthejë dërgesat e gazit për Nord Stream 1, nëse vendoset turbina e re, e cila duhet të dërgohet direkt nga Rusia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE