Rama paralajmëron ngritjen e ‘JONADA-s’, njësia speciale për sigurinë në plazhe!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama paralajmëron ngritjen e ‘JONADA-s’, njësia speciale për sigurinë në plazhe!

“Jonada” do të jetë emri i njësisë speciale policore që kryeministri Edi Rama thotë se ka kërkuar të krijohet në mënyrë që të rritet siguria e plazheve në vendin tonë.

Ai ka zgjedhur ta quajë me emrin e vajzës shtatë vjeçare, që në muajin korrik u godit për vdekje nga një gomone në plazhin e Potamit në Himarë.

Sipas kryeministrit, ky sezon turistik ka qenë më i mirë se çdo tjetër, teksa plazhet kanë qenë më të pastra dhe më të sigurta. Por, ka ende punë për të bërë, shprehet Rama në konferencën për shtyp të dhënë këtë të mërkurë për mediet.

Ai ndalet te menaxhimi i detit dhe të gjitha plazheve në vend dhe e sheh të nevojshëm krijimin e një strukture të posaçme për menaxhimin e plazheve.

“Falë një angazhimi maksimal të Ministrisë së Turizmit në bashkëpunim me të gjithë bashkitë. Kemi nje sezon turistik, si asnjëherë më parë. Është bërë punë në shpërndarjen e vrojtuesve të plazheve. U bë një plan i detajuar masash, por përdoruesit e mjeteve të ujit janë shfaqur pothuajse të gjithë si shkelës rregullash.

Shkarkimi i zinxhirit komandues të Policisë Kufitare ishte vendimi i duhur, por nuk mjafton. Ka nisur puna për një reformë të plotë strukturore të të gjithë ngrehinës institucionale që lidhet me detit.

Janë 6 ministri, 7 institucione që kanë kompetencat e tyre në det dhe mbivendosen, përplasen me njëra-tjetrën. I kam kërkuar ministrit që të krijojmë njësi speciale që do ta quajmë Jonada”, është shprehur Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE