Ronela Hajati ka disa fjalë për koncertin e djeshëm të Rita Orës!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronela Hajati ka disa fjalë për koncertin e djeshëm të Rita Orës!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

Një sakrificë që artistja ka bërë së fundmi zgjodhi ta ndajë edhe me ndjekësit e saj, ku na ka treguar se do të performonte në koncert edhe pse nuk ishte aspak mirë nga ana shëndetsore dhe me sy të enjtur. Megjithatë kjo nuk e ndaloi këngëtaren të bëjë atë që di të bëjë më mirë dhe shkëlqeu në koncertin e djeshëm. E pas mbarimit të koncertit Ronela ka postuar disa foto të saj, ku dhe ka shkruar:

Dje ishte çmenduri në vendlindjen time TIRANË! Qyteti im i bukur.
– Artist lind, kënga është pasion, këngëtare zgjedh të bëhesh! Më kujtohet para 15 viteve e në vazhdim statuset e pafajshme rëndom nëpër Facebook, ku të gjithë e përdornim si prift atëherë…. Shumica e të miave ishin: Do e lë muzikën / Nuk këndoj më / Ndodhi X gjë dhe nuk këndoj më/ Unë nuk bëj më këngë ! Ka qënë e vetmja gjë që se kam mbajtur fjalën në jetë! Po… showbizzi është i mbushur me intriga, thyerje të mëdhaja zemre, ëndrrash, shpresash , lot pafund, buzëqeshje të shtirura, sekrete…. Ama kur imazhi yt çon njerëzit në këmbë dhe pavarësisht të gjithave emrin tënd e therrasin me mijëra njerëz , e vetmja gjë që them është : SAPO KAM FILLUAR!  Ju dua me shpirt!

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE