Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike, reagon Irani: Akuza të pabaza dhe veprim i pamend!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike, reagon Irani: Akuza të pabaza dhe veprim i pamend!

E pabazuar dhe një komplot kundër republikës Islamike të Iranit, kështu cilësoi prishjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë ministrja e jashtme e Iranit. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Ministria e Jashtme e Iranit e ka cilësuar një veprim të pamend këtë shkëputje me Iranin.

Pasditen e kësaj të mërkure, ministri i Jashtëm Nasser Ka’nani hodhi poshtë pretendimet  e Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron vendimin e vendit për të ndërprerë marrëdhëniet politike si një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sa i përket akuzës për sulm kibernetik, ministri i jashtëm e kundërshtoi me argumentin se Irani ka rënë pre dhe ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zëdhënësi iranian.

Pas vendimit të Shqipërisë, i komunikuar nga kreu i qeverisë, reagimet mbështetëse nga Izraeli dhe SHBA janë cilësuar si një fushatë dhe komplot të re kundër Iranit.

‘Deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.’- thuhet në njoftim.

Deklarata më tej theksoi strehimin e Shqipërisë për një grup famëkeq terrorist dhe shprehu keqardhjen që Tirana ishte ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE