Adam Levine dhe Behati Prinsloo do të bëhen prindër për herë të tretë!

vovalbania September 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Adam Levine dhe Behati Prinsloo do të bëhen prindër për herë të tretë!

Këngëtari i njohur i grupit “Maroon 5” dhe partnerja e tij, modelja Behati Prinsloo do të bëhen prindër për herë të tretë. Ish -modelja e “Victoria’s Secret” u fotografua dhe dukej barku i rrumbullakosur ndërsa ishte për drekë me bashkëshortin e saj në Santa Barbara. Vetë modelja bukuroshe, ka zbuluar më parë se do të donte të kishte më shumë fëmijë me këngëtarin 43-vjeçar, me të cilën ajo aktualisht ka vajzat Dusty Rose Levine, Gio Grace Levine.

Teksa bukuroshja shfaqi barkun e saj e veshur me një fustan mëndafshi me lule ngjyrë të kaltër. Dalja e tyre vjen pasi ajo i tha ‘ET’ në muajin nëntor se donte ‘pesë fëmijë’ dhe kishte ëndrra për ‘një familje të madhe’. Levine dhe Prinsloo u fejuan në korrik 2013 dhe u martuan një vit më vonë para 275 të ftuarve në Los Cabos të Meksikës. Në korrik të vitit 2016, u konfirmua se dyshja do të mirëpritnin fëmijën e tyre të parë. Prindërit e lumtur vazhduan të zgjerojnë familjen e tyre për herë të dytë me tre vjeçaren e tyre Gio Grace, e cila lindi në vitin 2018.

Adam, i cili ishte në jurinë e “The Voice” nga viti 2011 deri në 2019, një herë tha në emision se sekreti i një martese të lumtur ishte të pranonte se gruaja e tij ka ‘gjithmonë të drejtë’.

Edhe kur nuk mendon gjithmonë se është kështu, bëje që ajo të ndihet ashtu siç është. Më beso!

Mesa duket ata të dy e kanë gjetur çelësin ose më saktë sekretin e funksionimit për mrekulli të martesës së tyre të lumtur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48314 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE