Fier, 9 punonjëse të një fabrike përpunimi të ullirit me shenja helmimi!

vovalbania September 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fier, 9 punonjëse të një fabrike përpunimi të ullirit me shenja helmimi!

Në Fier, nëntë punonjëse të një fabrike të përpunimit të ullirit u paraqitën në Spitalin Rajonal me shenja intoksikimi. Gjashtë prej tyre morën ndihmë mjekësore, por katër vazhdojnë të qëndrojnë në mjediset spitalore për më shumë analiza e ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, Policia Fier doli me një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE