Zbuloni se kush e kryeson “Social Top 5” për këtë javë!

vovalbania September 08, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Zbuloni se kush e kryeson “Social Top 5” për këtë javë!

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave…

Personazhet shqiptarë:

5. Jerina Lalaj do ta shohim tanimë edhe në panelin e “Goca & Gra” në Top Channel si moderatore. Së funsmi e ftuar në “Live From Tirana”, Jerina na ka treguar më shumë lidhur me këtë eksperiencë. Ajo ka shtuar 200 ndjekës.

4. Besa Kokëdhima është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Teksa të gjithë po presim me padurim projektet e saj të reja, Besa ka shtuar 1 mijë ndjekës në Instagram.

3. Flori Mumajesi po bën një rikthim në tregun muzikor pas një periudhe të gjatë pauze, duke bashkëpunuar me Yll Limanin. Ai ka fituar 2 mijë ndjekës në Instagram.

2. Megi Pojanin, një ‘showgirl’ shumë e dashur që gjithmonë ‘rrëmben’ vëmendjen me postimet e saj të guximshme, tani do ta ndjekim edhe si konkurrente në “Dancing With The Stars”. Megi ka fituar 2 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

1. Në vend të parë për këtë javë është Semi Jaupaj, me po ashtu 2 mijë ndjekës të shtuar. Së fundmi, ishte ajo që përmes një fotoje të postuar, konfirmoi ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Personazhet e huaj:

5. John Legend ka reflektuar për martesën e tij me Chrissy Teigen, përpara përvjetorit të nëntë të tyre javën e ardhshme. Duke folur për Heart Breakfast gjatë ndalesës së promovimit në Mbretërinë e Bashkuar për albumin e tij të ri, këngëtari, 43 vjeç, zbuloi sekretin e tij për lumturinë martesore, duke shprehur se ai ka shumë respekt për gruan e tij. Këngëtari ka shtuar 100 mijë ndjekës.

4. Fansat nuk i ndalën komentet pasi panë këngëtarin Harry Styles duke pështyrë Chris Pine teksa zuri një vend pranë tij në Festivalin e Filmit në Venecia. Styles shkaktoi bujë pasi dyshohet se iu afrua karrikes së tij dhe pështyu në prehrin e aktorit përpara të dashurës së tij, Olivia Wilde. Ai ka fituar 100 mijë ndjekës.

3. Kelly Clarkson do të detajojë gamën e emocioneve që përjetoi gjatë divorcit të saj të dhimbshëm nga Brandon Blackstock në albumin e saj të ardhshëm. Këngëtarja ka fituar 200 mijë ndjekës.

2. Koncerti i këngëtares Rita Ora mblodhi mijëra njerëz në shesh dhe këngëtarja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq për atmosferën e krijuar. Pas koncertit, bukuroshja me origjinë shqiptare postoi në InstaStory disa video ku u shpreh e emocionuar dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit. Ajo ka shtuar 300 mijë ndjekës në Instagram.

1. Që kur u bë e ditur se ylli televiziv Kim Kardashian kishte ndërprerë lidhjen e saj me aktorin e humorit Pete Davidson, shumë fansa dhe media kanë vendosur baste për njeriun me fat që mund të jetë partneri i ri i 41-vjeçares. Sipas “National Enquirer”, Kim e ka harruar tashmë aktorin me të cilin ishte në lidhje për 9 muaj dhe i ka vënë syrin sipërmarrësit Elon Musk si partnerin e saj të ri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45335 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE