As nëna e tij nuk e besoi…/Zac Efron sqaron të vërtetën e ndryshimit drastik në pamjen e tij!

vovalbania September 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
As nëna e tij nuk e besoi…/Zac Efron sqaron të vërtetën e ndryshimit drastik në pamjen e tij!

Së fundmi aktori i njohur Zac Efron ka sqaruar më në fund arsyen e ndryshimit drastik të pamjes së tij, si shkak i një aksidenti. Ylli i kinematografisë u bë objekt i thashethemeve për ndërhyrje kozmetike, por ai ka bërë të qartë situatën mbi shndërrimin e tij. 34-vjeçari tha në një intervistë se rrëshqiti mbi një çorape teksa vraponte në shtëpinë e tij që rezultoi në një nofull të thyer dhe ënjtje të muskujve. Zac përplasi mjekrën pas shatërvanit prej graniti dhe humbi vetëdijen.

Kur u zgjua, kocka e mjekrës i varej në fytyrë. Atij iu desh të shtonte muskuj brenda fytyrës dhe nofullës iu desh të sforcohej më shumë se zakonisht, gjë që i shkaktoi ndryshimin e fytyrës. Zac shprehet se:

Muskujt vetëm rriteshin. U bënë shumë, shumë të mëdhenj.

Aktori thotë se nuk e dinte aspak që ishte bërë viral për pamjen, derisa nëna e tij e telefonoi për ta pyetur nëse kishte kryer ndërhyrje plastike. Rikujtojmë, se një mjek i kirurgjisë plastike, Anthony Youn reagoi rreth një viti më parë dhe shpjegoi se çfarë ka ndodhur realisht me fytyrën e Zac. Mjeku xhiroi një video tregoi se çfarë mendon ai se mund të ketë ndodhur me aktorin e famshëm.

Të gjithë po flasin për Zac Efron dhe sa e çuditshme duket pamja e tij. Ai ka bërë operacion plastik për të rimodeluar nofullën? Botox? Fillers? Nuk mendoj kështu! Në fakt unë mendoj se ai ka bërë një operacion dentar, jo operacion plastik. Kjo është arsyeja pse ai është i fryrë në këto zona. Nëse keni hequr dhëmballën e pjekurisë, a jeni dukur kështu?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE