Kanadaja deklaron se do të pranojë afganët e strehuar në Emirate

vovalbania September 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanadaja deklaron se do të pranojë afganët e strehuar në Emirate

Qeveria kanadeze është pajtuar që të marrë rreth 1.000 afganë, të cilët për më pothuajse një vit kanë jetuar në një qendër refugjatësh në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këta afganë ikën nga shteti i tyre pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar.

Duke cituar shtatë burime, Reuters raportoi se Otava është pajtuar që t’i pranojë refugjatët të cilët po prisnin të vendoseshin në Shtetet e Bashkuara. Tani, autoritetet po shqyrtojnë rastet për të identifikuar se cilët persona plotësojnë kriteret për zhvendosje në Kanada.

Kriteret e Kanadasë për zhvendosjen e qytetarëve nga qendrat përfshijnë pakicat fetare, gratë beqare, shërbyesit civil, aktivistët e shoqërisë civile dhe gazetarët, thanë burimet për Reuters.

Zhvendosja e afganëve pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe mund të përfshijë edhe 500 refugjatë të tjerë në qendër, që kanë lidhje me Kanadanë, thanë burimet.

E pyetur për këtë marrëveshje, ambasada kanadeze në Abu Dabi shpërndau njoftimin e departamentit të emigrimit që thotë se prioriteti i Otavës është të mbështesë afganët që të arrijnë në Kanada.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48381 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE