Sara Hoxha kërkon që ta lënë rehat…

vovalbania September 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara Hoxha kërkon që ta lënë rehat…

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë më e njohur me anë të postimeve të saj në rrjete sociale. Duke ia nisur me thjeshtësinë e saj dhe momenteve nga përditshmëria, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

E njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet VIP më të përfolur të momentit, është konfirmuar se bukuroshja është gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj duke nisur rrugëtimin në “Dancing with the Stars”. Blogerja na ka njohur tashmë me aftësitë e saj në kërcim, teksa jo pak herë ka bërë video në Tik Tok, që në shumë pak kohë janë bërë virale.

E teksa po na përgatit për këtë eksperiencë disa orë më parë ka ndarë me ne një video TikTok që është shumë ‘funny’. Sara i kërkon produksionit të ‘DWTS’ që ‘ta lënë të shijojë pushimet’ dhe mos ta thërrasin për provat e kërcimit.

Kur produksioni i ‘DWTS’ thotë hajde se kemi shumë punë.

Me siguri të gjithë po presin me padurim të shohin Sarën në këtë dimension të artit, por akoma me më shumë padurim pritet se cili do të jetë partneri i saj në kërcim ashtu si e kërkon dhe formula e programit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47864 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE